Sulmuesi që qëlloi me sëpatë nëntë persona në stacionin kryesor të trenit në qytetin gjerman të Dyseldorfit të enjten në mbrëmje vuante nga probleme psikologjike, ka konfirmuar policia.

I dyshuari është Fatmir H, 36 vjeçar nga Kosova, i cili jeton në qytetin perëndimor gjerman të Wuppertal, i cili pasi plagosi 9 persona, pesë prej të cilëve në gjendje më të rëndë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u hodh nga një urë aty pranë,duke u vetëplagosur.

Ai është arrestuar dhe ndodhet në spital. Policia tha se besonte se ai ka vepruar i vetëm. Për fat të mirë, asnjë prej të plagosur nuk janë në rrezik për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Një zëdhënës i policisë tha të enjten vonë se policia nuk e konsideron sulmin si akt terrorist, por si një “tërbim”.

Artikulli paraprakKONFERENCA KOMBËTARE E NEFROLOGJISË
Artikulli tjetërMINISTRIA E JASHTME, PIKAT KUFITARE PËR SHQIPTARËT