Autoritet amerikane kanë mbyllur kërkimet dhe tashmë trupi i pajetë i Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë të vrarë në rrëzimin e helikopterit më 26 janar në Calabasas të Kalifornisë, u janë kthyer familjeve përkatëse.

Zyra e mjekëve ligjorë në Departamentin e Ekzaminuesve Mjekësorë në Los Angeles bëri të ditur se ishin identifikuar nëntë viktimat e helikopterit që u rrëzua mëngjesin e 26 janarit. Përveç 41-vjeçarit Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, aksidenti i mori edhe jetët e Payton Chester, 13-vjeçar; Sarah Chester, 45-vjeçare; Alyssa Altobelli, 14-vjeçare; Keri Altobelli, 46-vjeçare; John Altobelli-vjeçar, 56; Christina Mauser-vjeçare, 38; Ara Zobayan, 50-vjeçar.

Shkaku i vdekjes për nëntë viktimat u cilësua trauma e pësuar nga forca e goditjes së momentit kur helikopteri i rrëzuar e goditi tokën dhe mënyra e vdekjes u certifikua si aksidentale.

Artikulli paraprakPASI MORI QEVERINË, ALBIN KURTI PARALAJMËRON VUÇIÇ: JEMI PËR TË SHËRUAR PLAGËT, JO PËR TË KOMPENSUAR OREKSET
Artikulli tjetërAR KUNDËR KANCERIT, SHKENCËTARËT IZRAELITË BËJNË EKSPERIMENTIN E RRALLË