Viti 2022 ka regjistruar për herë të parë reduktim të plantacioneve të mbjella me hashash në Shqipëri, por nga Italia vjen alarmi se janë shtuar shtëpitë e barit.

Për herë të parë pas mbi 5 vite bashkëpunim, Autoritetet italiane sinjalizojnë se operacionet ajrore të Financës Italiane kanë vërtetuar reduktim të plantacioneve me drogë në Shqipëri, e sinjalizojnë preokupimin mbi një fenomen të ri, një metodologji e re, e quajtur indoor, për kultivimin e bimëve kanabis. Ky fakt hedh poshtë deklaratat vit pas viti të qeverisë shqiptare se plantacionet me drogë janë ulur.

Ky është konkluzioni i dalë nga takimi i tretë tekniko-operativ i zhvilluar në Romë mes autoriteteve policore italiane e atyre shqiptare.

“Efikasiteti i mbikqyrjes së helikopterëve të Financës ka shtyrë organizatat kriminale lokale të kultivojnë bimët e kanabisit përmes metodës indoor”, shkruajnë autoritetet italiane , pra shtëpitë e barit që evitojnë identifikimin e tyre vëzhgimi ajror e nga hartat e plantacioneve të drogës.

Grupet krimianale lokale në Shqipëri kanë hequr dorë nga koltivimi i kanabisit në fushat e hapura e në zonat pyjore të vështira për asgjesim e por pratiktojnë mbjelljes e tij në sera, shpesh të pajisura me sistem ujitije e ngrohje të një teknologjie të lartë për të shpejtuar procesin e rritjes së rrënjëve kanabis.

Tryeza e punës në Romë, është e para pas takimit mes ministrit të brendshëm italian Matteo Piantedosi e homologut shqiptar Bledi Cuci, zhvilluar më 13 janar e që diktoi linjat strategjike të aksionit të policisë në rajonin e Ballkanit dhe në atë të Mesdheut.

Takimi i Romës ku morën pjesë Drejtori i Përgjitshëm i Policisë italiane Lamberto Gianinni e Drejtori i Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku analizoi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar, në fushatën e vëzhgimit ajror të autoriteteve të Financës italiane kundër mbjelljes ilegale të kanabis në Shqipëri, në kontrastin ndaj fenomenit të emigracionit klandestinë e në formimin e oficerëve të rinj të policisë shqiptare falë mbështetjes e eksperiencës italiane.

Një nga të dhënat më të rëndësishme të këtij takimi, është fakti se mbledhja e të dhënave nga vëzhgimi ajror i kryer nga autoritetet financiare italiane gjatë 2022, për herë të parë ka verifikuar një reduktim të numrit të tyre. E kjo e dhënë hedh poshtë deklaratat vit pas viti të qeverisë shqiptare se plantacionet me drogë janë ulur

Por dhe kjo e dhënë pozitive pasohet me një alarm të ri, informuar pikërisht nga autoritetet italiane se “efikasiteti i mbikqyrjes së helikopterëve të Financës ka shtyrë organizatat krimiminale lokale të kultivojnë bimët e kanabisit përmes metodës indoor, pra shtëpitë e barit që evitojnë identifikimin e tyre vëzhgimi ajror e nga hartat e platnacioneve të drogës.

Takimi i Romës u ndal dhe në bashkëpunimin e luftës kundër terrorizmit e në rolin qëndror që dy vendet kanë në garancinë e sigurisë në Europë. Po ashtu u evidentua rëndësia e aktivitetit të Grupit Skanderbegh ku është përfshirë dhe shteti i Kosovës në fenominin e foreign fighters.

Artikulli paraprakPRITET TË ZËVENDËSOJË YURI KIM, KUSH ËSHTË DAVID KOSTELANCIK, NJOHËS SHUMË I MIRË I GJUHËS SHQIPE
Artikulli tjetërSITUATA NGA MOTI I KEQ NË SHKODËR, META: SHKAK ËSHTË BËRË KORRUPSIONI I QEVERISË, KESH DËSHTOI NË MENAXHIMIN E FIERZËS