Autoritet vendore në Shkodër janë bërë pjesë e vizitave zyrtare dhe urimeve në festën e fiter bajramit. Pas takimit me myftiun e Shkodrës imam Muhamed Sytari prefekti I qarkut Shkodër Paulin Radovani dhe kryetari I këshillit të qarkut Maxhid Cungu uruan besimtarët musliman. Kryetarja e zgjedhur e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe kryetari ende në detyrë Lorenc Luka po ashtu uruan duke shpresuar për ditë më të mira për Shkodrën.
Po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të dy forcave politike PD dhe LSI si dhe anëtarët e rinj që do jenë pjesë e këshillit bashkiak të cilat zhvilluan vizitat e rastit me myftinë si dhe uruan fiter bajramin.