Greqia e Shqipëria do bashkohen përmes një autostrade e cila do shkurtojë distancat mes dy vendeve. Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë, pas 20 vitesh diskutime. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.” Kjo autostradë prej 70 km konsiderohet si një pikë lidhjeje kryesore në funksion të turizmit dhe lehtësimit të trafikut në qarkullim mes dy vendeve tona.

Bëhet e e ditur se një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro e planifikuar për t’u ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë. Greqia i ka dhënë përparësi rrugës pasi është përfshirë nga Bashkimi Europian edhe si pjesë e Korridorit Blu, ku bëjnë pjesë 8 vende Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

I gjithë fondi i planifikuar arrin vlerën prej 320 milion dollarësh. Deri tani Kroacia ka përparua më shumë në ndërtimin e akseve në territorin e saj. Nga projekti Korridori Blu, në Shqipëri kalojnë rreth 315 km nga pika kufitare në Muriqan deri në lidhjen me Kakavijën. Momentalisht Ministria e Infrastrukturës ka hapur fazën e tenderimit për akset nga Miloti në Fier.

Artikulli paraprakNË FOKUS PARREGULLËSITË, GATI TEKNOLOGJIA QË DO TË “DISIPLINOJË” TRANSPORTIN RRUGOR
Artikulli tjetërEKSPERTËT DIETIKË PARALAJMËROJNË GABIMET QË NUK DUHET TË BËNI NË DITË FESTIVE