Rumania ka nisur ndihmat e para për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e bën të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili deklaron se Rumani ka nisur drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.

Postimi i plotë :

Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.

#Kurajo #Durim #Solidaritet

Artikulli paraprakSIZMIOLOGU I NJOHUR GREK: RREZIKU MË I MADH NGA TËRMETI NË SHQIPËRI KALOI
Artikulli tjetër9 ORË PAS TËRMETIT, I RIU NXIRRET I GJALLË NGA RRËNOJAT E PALLATIT NË THUMANË