Avionët luftarakë të koalicionit kundër terrorizmit që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, kanë goditur gabimisht një bazë të ushtrisë siriane që ndodhej në Provincën De Ezzor, duke vrarë katër ushtarë dhe duke plagosur 13 të tjetë.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Damaskusit, të cilët e kanë konsideruar sulmin si një akt agresioni, duke thënë se kjo është një tjetër provë e dështimit të misionit të aleatëve në Lindjen e Mesme. Ministri e Jashtëme siriane i ka dërguar edhe një letër zyrtare Këshillit të Sigurisë në OKB, si dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Bank Ki-moon, ku shprehet shqetësimi i përfaqësuesve të qeverisë së Asad mbi këtë incident tragjik. Nga ana tjetër, një zëdhënës i koalicionit deklaroi se forcat aleate nuk kanë kryer asnjë sulm në afërsi të kësaj zone. Baza ushtarake në Deir Ezzor ishte vetëm 2 kilometër larg një hapsire territoriale që kontrrollohej nga militantët e Shtetit Islamik. Koalicioni ndërkombëtar ka kryer bombardime mbi Siri që prej shtatorit të vitit 2014, por mes tyre dhe forcave vendase ka koordinimi operacional ushtarak është në nivele minimale.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, THE DOOR HUMB 0-7 DERBIN NDAJ VLLAZNISË
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË FRANCË, TRIUMFON FRONTI NACIONAL