15 pasagjerë pësuan plagë të lehta pasi një avion me 154 njerëz në bordin e tij doli nga pista në aeroportin Dabolim, në provincën indiane Goa.

Incidenti i frikshëm ndodhi ndërsa avioni i kompanisë “Jet Airëays” po nisej nga Dabolimi. Autoritetet lokale thanë se avioni rrëshqiti mbi pistë dhe u rrotullua 360 gradë, para se të përfundonte në barin pranë pistës për shkak të një defekti teknik. Ky i fundit nuk është sqaruar në detaje, ndërsa autoritetet e aviacionit në vend kanë nisur hetimet. Pasagjerët e avionit treguan më pas përvojën e tyre të frikshme dhe thanë se ndërsa avioni merrte shpejtësi në pistë, ishte e qartë se nuk po ngrihej dot, por rrëshqiti jashtë saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, paniku shpërtheu kur në kabinë hyri tym dhe pasagjerët nisën të shkelnin njëri-tjetrin për të dalë sa më shpejt nga mjeti fluturues. Ky ishte edhe momenti i plagosjes së disa prej pasagjerëve që nuk u lënduan nga dalja e avionit jashtë pistës, por nga bashkëudhëtarët e tyre të frikësuar.

Artikulli paraprakA ËSHTË KJO PROVË E JETËS NË MARS? NASA ZBYLON DIÇKA TË PABESUESHME
Artikulli tjetërPLAGOSJA E DJESHME , KY ËSHTË AUTORI I KËRKUAR PËR NGJARJEN