SHKAK I ULJES ISHTE NJË PROBLEM NË NJË NGA KATËR MOTORËT E AVIONIT. Avioni me të cilin po udhëtonte ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, bëri ulje të detyruar në një zonë rurale të Tanzanisë. Sipas njoftimit të zëdhënësit të Klinton, shkak i uljes ishte një problem në një nga katër motorët e avionit.
“Ishte një defekt në një nga katër motorrët e avionit. Duke u bazuar në protokollin e linjës ajrore, ata zbarkuan dhe sistemuan shumë shpejt problemin në motorr. U deshën vetëm 45 minuta për gjithçka dhe pastaj u nisëm sërish”, tha Matt McKenna në deklaratën për mediat. Këto janë imazhet e e filmuara nga nbc, në pistën ku u ul avioni, në Dodoma. Pas riparimit të problemit, Bill u nis drejt Afrikës për të monitoruar një projekt të Fonadacionit Klinton.