Panik në avionin e linjës Tiranë- Mynih,goditet nga rrufeja në ajër

Një avion i linjës Tiranë-Mynih, i nisur mbrëmë nga aroporti Nënë Tereza, është goditur nga rrufeja në ajër. Mësohet se avioni është nisur nga Rinasi pasditen e djeshme, ndërsa gjatë kohës që ka qenë në fluturim rrufeja është shkarkuar mbi të duke e goditur në pjesën e përparme. Përballë kësaj situate, avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz. Pasagjerët kanë lënë avionin në Ljubjanë dhe nga aty kanë udhëtuar me një avion tjetër në drejtim të Mynihut.

Artikulli paraprakDESHTON VRASJA PER GJAKMARRJE,PRANGOSEN KATER AUTORET
Artikulli tjetërTERMETI NE ZELANDEN E RE SHKAKTON TSUNAM ME DALLGE 2 M