Një rrëfim për avionin e vogël të rrëzuar një ditë më parë në Vermosh të Malësisë së Madhe ka dhënë edhe kryeplaku i Vermoshit, shtetasi Prek Vushaj. 72 vjeçari tregon se si policia e ka telefonuar duke i kërkuar që të shkojë tek avioni i rrëzuar dhe të shohë nësa ka viktima apo të plagosur. Kryeplaku në momentin që ka shkuar thotë se nuk ka gjetur askend ndërsa bariu Kolë Vuçaj i ka treguar bisedën.

Kryeplaku thotë se policia i ka kërkuar që të bëjë roje deri në momentin që të shkojnë efektivët dhe grupi i ekspertizës.

Kryeplaku i Vermoshit nuk beson se avioni lidhet me drogën.

Pavarësisht se nuk ka dyshime se avioni mund të ketë patur ngarkesë me drogë, kryeplaku thotë se afro një muaj më parë në afërsi të Vermoshit policia ka asgjesuar një parcelë me kanabis dhe ka arrestuar një person.

Kryeplaku i Vermoshit bashkë me katër shtetasit e tjerë të cilët kanë shkuar në vendngjarje kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë e cila vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së avionit atje.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROTESTË KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE: BUKË ME LISTË
Artikulli tjetërRRËZIMI I AVIONIT, MINISTRI I BRENDSHËM: S’DO KETË TOLERIM