Avni Murseni nga Lezha me profesion është mësues, por lidhjen e tij me besimin Islam e zbuloi kur ishte 34 vjeç. Besimi në Zot e nxiti Avniun të agjërojë, para më shumë se 30 vitesh dhe që atëherë ndjek në mënyrë të rregullt ritualet fetare duke u falur në xhami 5 herë në ditë.
64-vjeçari rrëfen se nuk ndjen aspak vështirësi në praktikën e përditshme. Për të çdo ritual ka një kuptim të veçantë simbolik, është edukim dhe udhëzim shpirtëror për çdo besimtar që dëshiron të përmbushë 5 shtyllat e besimit islam.
Ramazani është muaji i rehabiltimit të plotë të njeriut nga shëndetësore dhe shpirtërore thotë Avni Myrseni.
Pavarësisht problemeve shëndetësore me zemrën gjatë viteve të fundit, 64-vjeçari thotë se nuk do ta ndale agjërimin derisa të ketë jetë.
Në muajin e shenjtë të ramazanit Avni Myrseni ka një mesazh për të gjithë besimtaret mysliman sidomos të rinj.