Avokati i dhunuar brutalisht Sokol Mëngjesi, vijon të jetë në gjendje kome prej 6 ditësh. Mëngjesi po transportohet në Athinë për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve. Mëngjesin e sotëm, 3 qershor, Mëngjesit i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve, ndërsa pritej edhe zgjimi gradual i tij.

Të shtunën i dyshuari si porositësi i dhunës ndaj tij doli para gjykatës, por sërish, 58-vjeçari Dritan Nano, mbajti qëndrim mohues. Edhe dhëndri i tij, Dorian Alia 32 vjeç nga Tropoja, u la në burg, ndërsa vijojnë në kërkim 3 miqtë e tij, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku i cili i largoi me makinë. Dritan Nano akuzohet se organizoi dhunën ndaj Sokol Mëngjesit, pasi nuk pranoi t’i japë përqindjen që i takon sipas kontratës mes tyre, pas fitimit të pronësisë së tokës mbi të cilën u ndërtuan 5 kulla te diga e Liqenit.

Prokuroria e zbuti akuzën nga vrasje e funksionit publik, mbetur në tentativë në plagosje të rëndë me dashje dhe goditje e gjyqtarit, në bashkëpunim.

Artikulli paraprak260.8% MË SHUMË PASAGJERË NË AEROPORTIN E TIRANËS, RAMA NDAN SHIFRAT
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ME AMBASADOR REZIDENT NË UKRAINË, BEGAJ DEKRETON ERMAL FILON