Avokatët nga i gjithë vendi do të nisin sot një tjetër grevë si reagim ndaj rritjes se pagës së referencës.
Ndryshe nga greva e parë, e cila ishte një ditore, avokatët këtë herë do ta zgjasin protestën e tyre deri në tri ditë. Gjithashtu Dhoma Kombëtare e Avokatëve pritet ti drejtohet sot edhe gjykatës Kushtetuese ku do të kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë. Në grevën e parë u përfshinë të gjithë shkallet e gjyqësorit dhe greva u shtri në të gjithë vendin. Ne gjykata u zhvilluan vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.