Avokati i njohur Jordan Daci ka reaguar sërish në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar me 30 Qershor në Bashkinë e Vau-Dejësit. Duke qënë se ai po merret direkt me këtë cështje e ka cilësuar një skandal procesin e votimeve në këtë bashki. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale avokati Daci, deklaron se po thellohet skandali i votimeve në Bashkinë “Vau i Dejës” pas deklaratave të anëtarit të KQZ dhe zëdhënëses së KQZ-së”……..
Është e provuar me dokumente shkresore që fletët e votimit janë shtypur dhe janë bërë gati për transport për në Shqipëri, disa orë para se të merrej vendimi Nr. 925, datë 28.06.2019 i KQZ “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të fletëve të përdorura dhe shtypjen e fletëve të reja”.Ky fakt vërtetohet nga komunikimet me e-mail dhe sms midis shoqërisë “Cetis” d.d. dhe KQZ-së, nga dokumentet e publikuar ditën e djeshme, me datë 14.07.2019 nga një anëtar i KQZ.
Kjo është një shkelje e rëndë e legjislacionit të prokurimit publik dhe Kodit Zgjedhor dhe përbën shpërdorim të rëndë të detyrës, të shoqëruar me disa vepra penale të tjera.Po ashtu, skandali thellohet për faktin që ndërsa KQZ pretendon që fletët të jenë transpotuar rregullisht nga Sllovenia, faktet sipas informacioneve tona, tregojnë që automjeti me targë CE TM 580, në doganën e Malit të Zi, ka kaluar në orën 01:53 dhe është deklaruar bosh, me peshe boshe 2230 kg.Po ashtu, sipas këtyre informacioneve, automjeti në fjalë ka
kaluar me dy pasagjerë, në orën 01:53, të datës 30 qershor 2019 dhe jo me 29 qershor sikurse deklaroi anëtari i KQZ.Gjithashtu, rezulton që edhe në doganën e Kroacisë me Malin e Zi, automjeti në fjalë është deklaruar bosh dhe ka kaluar në orën 22:55 të datës 29 qershor 2019. Këto fakte nuk i ka shpjeguar ende KQZ ose nuk ka guximin t’i shpjegojë
sepse është në dijeni të asaj cfarë ka ndodhur.Sipas dokumentacionit të publikuar nga anëtari i KQZ, rezulton që transporti do të bëhej me Peugeot BOXER, me Targë CE TM 580, me drejtues mjeti shtetasin Krumpak Gregor dhe shoqërues shtetasin Stropnik Joze. Sipas të dhënave që ne kemi siguruar, këto dy shtetas nuk kanë kaluar kufirin në Hanin e Hotit. Gjithashtu, automjeti nuk është i llojit Mercedez Vito sikurse përshkruhej në sms, por Peugeot Boxer.Është e qartë për cilindo që votimet në këtë bashki janë bërë me produkte të krimit.
Presim komunikimin e radhës nga KQZ nëse është e interesuar të thellojë më tepër këtë skandal deklaron Daci