Zgjedhjet e 30 Qershorit ne Bashkine Vau Dejes jane modeli i nje procesi te deshtuar dhe te manipuluar.

Kjo ka qene deklarata e avokatit te njohur per ceshtjet zgjedhore Jordan Daci i cili po merret pikerisht me kete ceshtje ne Bashkine Vau Dejes.

Avokati Daci ka vene theksin tek fletet e votimit nderkohe qe ka theksuar se dokumenti doganore i siguruar tashme dhe i bere publik eshte nje prove e forte e cila hedh dyshime te arsyeshme se procesi i zgjedhjeve te 30 Qershorit eshte i manipuluar.Daci u shpreh se ka prova te mjaftueshme qe procesi te behet nul.

Daci nder te tjera deklaroi se do te ndiqen te gjitha procedurat ligjore per te hedhur poshte procesin dhe zgjedhjet te ribehen ne Bashkine Vau Dejes.

Artikulli paraprakBASHA I BESON SHKODRËN BARDHIT, ÇON NOKËN NË ELBASAN
Artikulli tjetërPARTIA SOCIALISTE VAU DEJËS REAGON PAS AKUZAVE TË PD