Avokatët e Dashamir Xhikës kanë rrëzuar akuzuar e prokurorisë për ish-drejtorin e Rrugësve, Dashamir Xhika. Në një komunikim për mediat, zyra e mbrojtjes ligjore jep vetëm një argument që duket se e nxjerrë fiasko gjithë hetimin. Konkretisht tenderi për rrugën që akuzohet Dashamir Xhika është bërë në vitin 2009, ndërkohë që Xhika e ka marrë detyrën si Drejtor i Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar në vitin 2013.
“Nga praktika që neve si mbrojtës disponojmë dhe që hedh dritë për ndërtimin e këtij segmenti rrugor sqarojmë se kemi të bëjmë më një procedure tenderimi dhe kontratë të lidhur me shoqëritë e ndërtimit fituese qysh në vitin 2009. Ndërkohë që ish Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni zoti Dashamir Xhika është emëruar në këtë detyrë në vitin 2013”,- thuhet në deklaratën e studios ligjore që mbron Dashamir Xhikën. Zyra e avokatisë “HAXHIA & HAJDARI” sqaron se “bazuar në informacionet jo të sakta të shpërndara në disa media, se ky hetim nuk ka të bëjë aspak me ndonjë segment tjetër rrugor ashtu siç aludohet në to”. Deklarata e plotë e avokatit “Duke marrë shkas nga informacionet jo të sakta dhe jo të plota të shpërndara në median e shkruar dhe atë audiovizive me cilësinë e avokatëve të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika sqarojmë opinionin publik për sa më poshtë: Në ngarkim të klientit të mbrojtur prej nesh, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal me nr 740, datë 11. 04. 2016, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Akuza e ngritur nga organi i Prokurorisë dhe hetimet që ai po zhvillon deri në këtë fazë të procedimit penal, kanë të bëjnë me dyshime se shtetasi në fjalë në detyrën e ish Drejtorit të Përgjithëshëm të Autoritettit Rrugor Shqiptar ka shpërdoruar detyrën në lidhje më një procedure tenderimi për sistemimin dhe asfaltimin e Rrugës Gjinar të Rrethit Elbasan. Nga praktika që neve si mbrojtës disponojmë dhe që hedh dritë për ndërtimin e këtij segmenti rrugor sqarojmë se kemi të bëjmë më një procedure tenderimi dhe kontratë të lidhur me shoqëritë e ndërtimit fituese qysh në vitin 2009. Ndërkohë që ish Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni zoti Dashamir Xhika është emëruar në këtë detyrë në vitin 2013.
Sqarojmë opnionin publik bazuar në informacionet jo të sakta të shpërndara në disa media, se ky hetim nuk ka të bëjë aspak me ndonjë segment tjetër rrugor ashtu siç aludohet në to. Klienti jonë ka qenë dhe është në dispozicion të organit të hetimit dhe kërkon nga ky organ që të zbatojë parimet e procesit të rregullt ligjor dhe atë të barazisë së armëve. Prezumimi i parimit të pafajësisë është guri i themelit të vendosur nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji procedural penal dhe më këtë parim askush nuk mund të abuzoj. Dukë nisur nga fakti se klienti jonë është një person publik dhe akuza e ngritur ndaj tij lidhet me këtë funksion, hetimi dhe gjykimi i shpejtë dhe i drejtë i kësaj çështje jemi profesionalisht të bindur se do të provojë pafajësinë e tij”.