Avokati i financierit të grupit kriminal ‘Habilaj’, Nezar Seiti, ka reaguar lidhur me ekstradimin e tij drejt Italisë për t’u përballur me akuzat. Detar Hysi ka rrëzuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha një ditë më parë se Seiti është ekstraduar, pasi ka pranuar të jetë i penduar dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

Avokati Hysi ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, duke sqaruar se në asnjë rrethanë Nezar Seiti nuk ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen e njohur si Habilaj. “Nisur edhe nga permasat mediatike qe ka marr ceshtja e klientit tim, dua te sqaroje nepermjer jush, opinionin publik se me pergjegjesine ligjore, klienti im, ne asnje rethane nuk ka kerkuar te jete rrefimtare ne ceshtjen e njohur si Habilaj…

Nisur edhe nga deklaratat politike, deklaroi me pergjegjesine e mbrotjes se i pandehuri Nezar Seiti nuk ka dhene pelqimin ne asnje faze te hetimit edhe procedimit penal, qofte ne vend qofte ne Itali. Klienti im nuk ka njohje me disa nga te pandehurit e ceshjtes ne hetim. Kjo e ve ate ne pozita te tjera proceduriale te cilat do te dalin gjate hetimit me ndryshumin e mases se arrestit”, deklaroi Hysi.

Artikulli paraprak‘NDRYSHIME PËR HEQJEN E MARKUT’, DEBAT TE KËSHILLI I LEGJISLACIONIT
Artikulli tjetër‘100 FSHATRAT’ RAMA: INVESTIME PËR TË NDËRTUAR BUJTINA E FERMA