Pas mbarimit të seancës në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha se pa ndryshuar porosia e Ramës nuk ndryshon vendimi i Gjykatës. GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës për ta lejuar atë që të marrë pjesë në seancat plenare të Parlamentit.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.

Artikulli paraprakAPELI I GJKKO-SË RRËZON KËRKESËN E BERISHËS
Artikulli tjetërRAMA NË LUKSEMBURG: SHQIPËRIA E KA BËRË ZGJEDHJEN E SAJ!