Viti 2015 është shoqëruar me një dinamikë të re të ankesave nga qytetarët kryesisht për gjoba të padrejta nga drejtoria rajonale e tatim-taksave.

Kjo thotë avokati i popullit në Shkodër Alfred Koçobashi ka ardhur nga ndryshimet dhe reformat e ndërmarra siç është ajo e formalizimit të bizneseve. Ankesat janë trajtuar rast pas rasti dhe avokati Koçobashi shprehet se zyra mbështet zhvillimet e reja ligjore por nga ana tjetër duhen respektuar të drejtat e njeriut. Nga mënyra e trajtimit të ankesave ka patur qejfmbetje nga qytetarët por në shumë raste zyra e avokatit të popullit në Shkodër ka kritikuar institucione si policia, tatim-taksat por edhe zyra të tjera duke i dërguar rekomandimet përkatëse bashkë me masat disiplinore për shkeljet e tyre. Zyra e avokatit të popullit është e hapur për ankesat e qytetarëve në lidhje me problemet që kanë dhe në rastet kur mendojnë se institucionet kanë shkelur të drejtat e tyre.

Artikulli paraprak“FRANKOFONIA DHE MISIONI I SAJ NE EUROPË”
Artikulli tjetërMAMOGRAFIA, NË 3 MUAJ DIAGNOSTIKOHEN 6 RASTE MË KANCER