Zyra e Avokatit të Popullit ka zhvilluar një takim në Shkodër me grupe të ndryshme të interesit lidhur me problematikat që kanë shtresa vulnerabël e shoqërisë. Mimoza Morina, ndihmës komisionere pranë zyrës së avokatit të popullit tregon disa prej ankesave kryesore me të cilat përballen grupet vulnerable.
Ndihmës Komisionerja shprehet se institucionet duhet të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të trajtojnë problemet që kanë grupet vulnerable.
Dava Begu, pjesë e shoqatës së egjiptianëve në Shkodër shprehet se problemet me të cilat përballet ky komunitet janë të shumta që nga papunësia, problemet me ndihmën ekonomike dhe të tjera.
Takimet e Zyrës së Avokatit të Popullit me grupe interesi kanë vijuar prej afro 6 muajsh në gjithë Shqipërinë për të mbledhur ankesat që kanë shtresat në nevojë kryesisht dhe për t’i adresuar pranë institucioneve përkatëse për zgjidhjen e tyre.