Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetim administrativ për rastin e arrestimit të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj.

Në fokus të këtij hetimi administrative janë veprimet e Policisë së Shtetit, mbi mënyrën se si është ekzekutuar vendimi i gjykatës së posacme, që kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metaj.

Hetimi ka nisur kryesisht nga inspektorët e Avokatit të Popullit (AP) pa pritur të marin një ankesë zyrtare nga Ilir Metaj apo nga avokatët e tij mbrojtës.

Rasti po hetohet nga tre inspektorë të AP-së të cilët kanë shkarkuar videon që tregon momentin e arrestimit të Metës nga efektivët e operacionales dhe RENEA-s.

Ndërkohë pritet që këtë javë avokati mbrojtës i ish-presidentit Meta, z.Genc Gjokutaj, pritet të depozitojë një kallëzim penal ndaj të gjithë punonjësve të policisë që morën pjesë në aksionin për arrestimin e Metës.

Kallëzimi pritet të ndiqet nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore dhe prokuroria e Tiranës.

Artikulli paraprak“KRENAR PËR SHQIPTARËT E GREQISË”/ MË 3 NËNTOR NË SELANIK, RAMA NDAN NJOFTIMIN ME DETAJET E TAKIMIT
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON 22 DERRAT