Varfëria – Avokati i Popullit shpall në 25 tetor nivelin e varfërisë
Shqipëria nuk ka tregues të 25 viteve të fundit se sa është minimumi jetik. Pavarësisht se është një detyrim ligjor për institucionet, minumimi jetik nuk është shpallur në këto 2 dekada. Institucioni i Avokatit të Popullit pritet të publikojë në 25 tetor, një raport për nivelin e varfërisë dhe minimumi jetik. Ndërsa në vlerësimet e Bankës Botërore, një familje që jeton në varfëri ka nevojë minimalisht për 7500 lekë në muaj për frymë për të siguruar kushtet minimale të jetësë. Në 25 vitet post-komuniste; qeveritë të djathta dhe të majta nuk kanë shpallur minimumi jetik. Ky tregues, do të përcaktohen qartë sa sa është niveli i varfërsi në vend, por në anën tjetër do t’i detyronte qeveritë të përcaktonin se sa duhet të jenë të ardhurat për frymë për të siguruar kushtet minimale të jetesës. Si një kërkesë prej të paktën 4 vite, e Avokatit të Popullit për të shpallur minumin jetik, ky institucion është angazhuar ta publikoj këtë tregues në 25 tetor . Totozani: Duke qenë se qeveritë shqiptare megjithë kërkesat e vazhdueshme të Avokatit të Popullit, duke filluar ndoshta nga viti 2012 e më tej, nuk e kanë ndërmarrë këtë ne kemi menduar që është e nevojshme për hir të transparencës dhe për hir të njohjes së gjendjes së qytetarëve të gjendjes së tyre ta shpallim ne. Institucioni i Avokatit të Popullit ka disa kohë që ka komisionuar një organizatë të shoqërisë civile, që bashkë me ekspertë të ndryshëm të fushës kanë bërë të mundur një studim i cili do të bëhet publik në datën 258 tetor. Sipas raportit të INSTAT për treguesit e varfërisë në vitin 2014, i fundit në këtë drejtim 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë) si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme. Por insitucioni i avokatit i popullit thotë se 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike, numër i vogël përfituesish krahasuar me nevojat reale. Nga vlerësimet e bëra nga BB, një familje e varfër duhet të përiftojë minimalisht 7500 lekë në muaj/për individë si ndihmë ekonimike. Totozani: Varfëria iu shtyp kokën njerëzve, i lë prapa ata i shtyp dinjitetin e tyre, iu dhunon të drejtat e tyre, iu heq perspektivën e jetës, i largon nga vendi, i sjell dëme të parikuperueshme në jetën e tyrre, në familjen e tyre. Ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë si Avokat i Popullit.