Një qytetari shqiptar i nevojiten 18.500 lekë në muaj për të siguruar ushqimet bazike. Ky minimum jetik është përllogaritur nga Avokati i Popullit i cili duke paraqitur në Kuvend raportin e tij kërkon që qeveria ta miratojë këtë prag.

“Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet që nuk e ka të përcaktuar ligjërisht minimumin jetik”-thuhet mes të tjerash në raportin që Avokati i Popullit ka dorëzuar në Kuvend.

Ndërkohë shumë prej pensionistëve marrin një pension më të ulët mujor se kjo shumë e përcaktuar për minimumin jetik. Gjithashtu edhe ndihma sociale është shumë më e ulët se ky prag i llogaritur. Avokati i Popullit e cilëson të pajustifikueshme mungesën e përcaktimit të minimumit jetik i cili sipas tij duhet të qëndrojë në themel të hartimit të politikave sociale që ndjek shteti për grupet në nevojë. Në rast se një raport i tillë, do të miratohej në Kuvend, atëherë pagesat për kategoritë në nevojë dhe pensionet do të rriteshin në pragun e këtij minimumi jetik.

Artikulli paraprakKOALICIONI META-BERISHA PA NUMËRUES VOTASH NË GJYSMËN E TAVOLINAVE, KOLEGJI ZGJEDHOR PRANON PJESËRISHT KËRKESËN E PL
Artikulli tjetërFINALJA E KUPËS SË GREQISË NË SHQIPËRI? FEDERATA GREKE DEL ME NJOFTIM ZYRTAR