Avokati Sollaku: Roshi është akoma në detyrë. Do ankimojmë vendimin
Pas vendimit të KQZ, për heqjen e mandatit të Elvis Roshit, avokati i tij Theodhori Sollaku në një pronocim për Report Tv është shprehur se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Sollakut, Elvis Roshi është akoma në detyrë si kreu i Bashkisë së Kavajës. “Pavarësisht vendimit të KQZ, do të ndjekim rrugën ligjore, do ta dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Roshi është akoma në detyrë”, u shpreh për Report Tv Sollaku. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm dhe vendosi sot heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së, Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.