“Sokol Mjaçaj vrau turistët çek pa patur plan me një tru fëminor që është një pikëpamje tjetër e personalitetit të tij”. Kjo është një prej shpjegimeve që dha avokatja mbrojtëse e Sokol Mjaçaj gjatë seancës gjyqësore ku autori i vrasjes së dy turistëve çek u dënua me burg të përjetshëm.

Avoktja Jakova gjatë seancës për mbrojtjen tregoi edhe problemet e thella në familjen Mjaçaj që kanë ndikuar në personalitetin e Sokolit.Sokol Mjaçaj herën e parë kur ka dalë nga burgu, i dënuar për një tjetër vepër penale ka patur një sjellje të mirë tha avokatja.Për avokaten një person si Sokol Mjaçaj pas daljes nga burgu ka patur nevojë për rehabilitim.Procesin gjyqësor avokatja Jakova e cilësoi të paragjykuar.Avokatja Elvira Jakova ka mbrojtur Sokol Mjaçaj edhe në çështjen e parë dhe për disa vite e ka ndjekur edhe në burg por edhe pas lirimit të tij deri në ditët e sotme kur 20-vjeçari në tentativë për të grabitur vrau dy turistët çek duke marrë edhe dënimin burg përjetë.

Artikulli paraprakSHKODRA E VARFËR, MBI 10% TRAJTOHEN ME NDIHMË EKONOMIKE
Artikulli tjetërURA E BAHÇELLEKUT DREJT SHKATËRRIMIT TË SAJ