Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa theksoi se ‘misioni i Rilindjes është vidh dhe shpopullo’.
Mes të tjerash Meta pohoi se shtëpia e qeveritarëve nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët e shqiptarëve.
“Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat tuaja. Jeni ju që keni të drejtë ti kërkoni llogari deri në një këtyre zyrave se e mbani qeverinë me taksat. Jeni ju që e keni të drejtën të shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj vjedhin Atdheun, siç bën Rilindja. Rilindja ka një axhendë, vidh, shpopullo. Premtoi qeverisje me duar të pastro por sot jemi vendi i parë për korrupsion. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, në emirin tuaj.”, tha Meta nga protesta.