Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Rutte do të pritet në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas ato do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita e Rutte në Tiranë do të përmbyllet me një vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.
Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie
Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së. Kujtojmë se Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha gjatë Samitin e Brdos në Slloveni, se nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e mbajtur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, një vendim që po pengon gjithashtu edhe negociatat me Shqipërinë.