Një nga mediat në Azerbajxhan raporton se, Kabineti i Ministrave të Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri”, raporton ONA një nga mediat më të rëndësishme në Azerbajxhan.

 

Kjo ministri ka ndarë paratë nga fondi Rezervë, për të ndihmuar vendin tonë për t’u rimëkëmbur pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, ku si pasojë kanë humbur jetën 49 persona dhe kanë mbetur të plagosur qindra të tjerë.
Shuma që pritet të ofrohet nga shteti azerbajxhanas është 500 mijë euro shifër kjo që do të përdoret për të stabilizuar gjendjen në të cilën ndodhen personat e prekur nga tërmeti.

Artikulli paraprakSITUATA PAS TËRMETIT, AMBASADORI I BE-SË: ËSHTË NJË JAVË PIKËLLIMI DHE TRAGJEDIE E THELLË PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërMINISTRJA E ARSIMIT ZBULON FAKE NEWS QË PO QARKULLON PËR NISJEN E SHKOLLËS…KUJDES