Këtë të shtunë u promovuan në Shkodër dy libra të ish deputetit Azgan Haklaj të titulluar “Jam dardan I malësis së Gjakovës” dhe “ Vështrim historik rreth shteti dhe kombit shqiptar”.

Ai u prezantua tek lexuesit shkodranë me këto libra të cilët përcjellin shkrime patriotike dhe historike të cilat nuk janë shumë të njohura. Organizatori I këtij promovimi Hilmi Kurti shprehet se në dorën e lexuesve tashme janë shkrime interesante dhe të vlefshme për të gjithë.

Azgan Haklaj njihet gjërësisht si ish deputet e njëkohësisht ai është edhe President I Unionit Artistik Mbarëkombëtar. Këto nuk janë librat e parë për Haklaj pasi ai ndër vite ka sjellë për lexuesit edhe shumë libra e shkrime të tjera.

 

Artikulli paraprakBANORËT: BASHKIA NUK KUJTOHET PËR MIRËMBAJTJEN E RRUGËS
Artikulli tjetërDRAMA “GJAKU I MARTIRËVE” NË TEATRIN “MIGJENI”