Operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro, por askush nuk e ndihmoi.

Edhe pse ishte i sëmurë Ilir Shala është dëbuar nga Gjermania në Shqipëri, pasi ky vend llogaritet si i sigurt, shkruan albinfo. Ai tashmë së bashku me fëmijët e tij dhe gruan është kthyer. Shala ishin vendosur në Greven për Vitin e Ri më 2014 për një jetë më të mirë. Por, kjo përpjekje dështoi, pasi Shqipëria llogaritet një vend i sigurt dhe kështu azili nuk i është miratuar. Ai qëndroi në Gjermani, pasi kishte probleme shëndetësore me eshtrat, ka lëvizshmëri të kufizuar. Edhe mjekët gjermanë e kanë diagnostikuar me sëmundje, por operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro dhe ndërhyrja nuk u realizua.

Artikulli paraprakRRAHIN TURISTIN GJERMAN SE NUK U PAGOI 10 EURO PËR NJË VEND PARKIMI
Artikulli tjetërVRASJA E 31-VJEÇARIT NË DUKAGJIN, “ARREST ME BURG” PËR LUIGJ BLUDAJN