Azilkërkuesit protestojnë në Romë duke kërkuar një strehim të denjë
Me mijëra azilkërkues kanë marshuar në rrugët e Romës për të propestuar ndaj zhvedosjes së tyre nga kampet e refugjatëve në vend nga policia italiane. Një parullë e madhe, në duart e atyre që deri disa ditë më parë ishin strehuar në një pallat në sheshin Pavarësia në kryeqytetin italian, shkruhej: Jemi refugjatë, nuk jemi terroristë.”. Ata kanë kërkuar që në delegacion i tyre të pritej në bashkinë e Romës dhe në zyrën e prefektit për ti dhënë një zgjidhje për familjet që janë të pastrehë. Të hënën në Bashkinë e Romës do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme ku do të vendose se ku do të sistemohen azilkërkuesit që jan nxjerrë jashtë banesave sociale disa ditë më parë në kryeqytet.