Shqiptarët kanë rikthyer dëshirën e tyre për ikur përsëri sidomos në gjysmën e parë të 2019-ës, viti në të cilin jemi. Një ndikim patjetër që ka edhe kriza e stërgjatur politike dhe mungesa e një shprese për të ardhmen brenda Shqipërisë. Në këtë mënyrë nga disa të dhëna të publikuara nga Zyra Europaine e Mbështetjes së Azilit dhe të përpunuara nga revista Monitor, thuhet se në 6 muajt e parë të këtij viti janë 10.439 kërkesa për azil për të parën herë nga shqiptarët në shtetet e Bashkimit Europian.

E krahasuar me 6-mujorin e parë të 2018-ës, kërkesa për azil këtë vit është rritur jo pak por me 29.3%. Vetëm në qershor kishte gjithsej nga Shqipëria 1,787 aplikime, nga të cilat 1,576 ishin për herë të parë dhe 211 ishin aplikime të përsëritura. Krahasuar edhe me shtetet e tjera të Ballkanit, Shqipëria ka shifrën më të lartë të qytetarëve që duan ta lënë vendin e tyre. Serbët numërojnë 352 aplikime,

Maqedonia e Veriut 192, Bosnja, 122, Kosova 273 dhe Mali i Zi vetëm 19 aplikime. 2015-ta ishte viti kur shqiptarët kishin një rritje të lartë të kërkesave për azil, në rreth 69 mijë. Deri në 2018-ën numri i ul në 19 mijë kërkesa por në 6 muajt e parë të këtij viti kjo dëshirë për të emigruar është rikthyer e fortë edhe njëherë. Ky më shumë se asgjë tjetër është një mesazh që drejtuesit më të lartë politik duhet ta marrin seriozisht sepse popullsia në Shqipëri po pakësohet ndjeshëm.

Edhe një studim i bërë sëfundmi nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale tregoi se 70% e të rinjve që studiojnë në universitetet shqiptare kanë dëshirë ta lënë Shqipërinë. Kërkesat për azil në vendet e BE janë nga të gjitha grupmoshat duke përfshirë shumë qytete mes të cilave një numër të madh zë edhe Shkodra, gjë e cila sidomos në fshatra çon në një boshatisjes me ritme të shpejta.

12 vite më parë, në 2007-ën ishin 40% e të arsimuarve që kërkonin të largoheshin ndërsa në 2018-ën kjo shifër shkoi në afro 54%. Zyra Europaine e Mbështetjes së Azilit në studimin e saj e përmend Shqipërinë si vend që ka patur një rol në rritjen e kërkesave për azil nga shtetet që kanë fituar të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen

pavarësisht se refuzimet për azilkërkuesit po ashtu janë të larta, me rreth 94% përgjigje negative për 6 muajt e parë të këtij viti, refuzimi më i lartë që shqiptarët kanë marrë si azilkërkues në botë. Shqipëria për numrin e azilkërkuesve renditet me shtete si Iraku, Kolumbia, Pakistani, Nigeria, Irani, Turqia apo edhe Siria, Afganistani apo Venezuela apo Gjeorgjia.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD PROTESTË PAQËSORE: RAMA I ZHYTUR NË KRIM
Artikulli tjetërSHKODËR, LAGJJA QË BASHKËJETON ME MBETURINA