Është në fazat e fundit inventari i librave në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Prej më shumë se 3 muajsh, punonjës të kësaj bibiloteke po punojnë për renditjen e librave në fushat përkatëse në bazë të autorit që ka shkruar librin.
Alida Luka, drejtore e Bibliotekës Universitare në Shkodër, jashtë kamerave shprehet se faza e inventarit të librave që ndodhen në këtë bibliotekë ishte një projekt i nevojshëm.
Në këtë mënyre, më organizmin e ri, çdo student që është i interesuar të huazojë libra nga kjo biblioteke, të orientohet në bazë të dy elementeve kryesore, fushës që i përket libri dhe mbiemrit të autorit.
Inventari i librave, siç shihet edhe nga pamjet ka arritur në fazën 90%. Ndërkohë, deri në përfundim të procësit, studentëve u është kërkuar që të drejtohen në Bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”.
Në mes të muajit Janar 2019, pritet të hapet fond i bibliotekës për të gjithë studentët. Nga ana tjetër, mjediset e Bibliotekës Universitare në Shkodër janë të hapura për të gjithë studentët që duan të bëjnë përgatitjen akademike pranë këtij institucioni.