Sezoni dimëror e gjen një prej restoranteve më të mira në Shkodër, B7 në Zogaj me një meny të rinovuar bazuar tek prodhimet e zonës, gatimet tradicionale shoqëruar përmes inovacionit. Ajo që nuk ndryshon janë çmimet e pranueshme për të gjitha shtresat duke i mundësuar gjithsecilit një drekë apo darkë të shijshme dhe me çmime aspak të shtrenjta.

Ai që ka ardhur për të pasuruar menynë tek B7 në Zogaj është shefi i njohur i guzhinës në Angli, shkodrani Artan Kalaci. Me një përvojë 21 vjeçare në Angli, Kalaci në një bashkëpunim me B7 në Zogaj ka ardhur duke shtuar në meny disa gatime që ia vlen të shijohen duke qenë se vijnë ndryshe nga restorantet e tjera

Të ftuarit në degustimin e gatimeve tek B7 Zogaj nga duart e shef Artanit patën mundësinë të shijojnë supën me patate, pras dhe panë, qoftet me kokë krapi, krah pule me salcën marokene, supa me karrota dhe xhinxher, karkalecat me advokato dhe erëza meksikane, mish ii pulës me domate dhe salcë portugeze, rizoto me porchini për të ardhur më pas tek mushknitë me uthull balsanike,

mish i lepurit apo edhe peshku me limon turshi dhe farët e pishës. Kësaj menyje të thjeshtë dhe me çmime të pranueshme i shtohen edhe gatimet e zakonshme të produkteve të mishit dhe peshkut. B7 Zogaj tashmë ka një plan konkret në bashkëpunim me shef Artan Kalacin për të sjellë prodhimet e zonës në bazë të stineve gjithnjë mbështetur tek çmimet normale dhe ushqimet tërësisht bio.

Artikulli paraprak“VLLAZNIA S’KA PRESION, FITORJA NORMALE ME LUFTËTARIN”
Artikulli tjetërTËRMET I FUQISHËM NË SHQIPËRI