Një rast dramatik është raportuar në Kosenca, ku policia ka arrestuar babë e bir, pasi dyshohet se kanë detyruar femrat e shtëpisë që të prostituojnë.

Pasi janë arrestuar, autoritetet italiane shprehen se dy të arrestuarit tashmë ushtronin dhunë fizike ndaj grave.

Në një rast të bërë publik, djali kishte dhunuar nënën e tij në një stacion hekurudhor, aq sa kjo e fundit kishte shkuar në spital, me plagë në trup.

Sipas informacioneve, babai detyronte bashkëshorten 51 vjeçe dhe vajzën e tij 20 vjeçe që të ushtronin prostitucion në këmbim të shumës prej 10 euro, sipas mediave italiane.

Hetimet kanë treguar se veprimtaria kriminale ushtrohej në një parking nëntokësor në zonë, ku rasti është denoncuar nga një qytetar, duke thënë se në atë vend ushtrohej prostitucion.

Artikulli paraprakVDEKJA E JAN PRENGËS I ARRESTUARI MERR STATUSIN E BASHKEPUNËTORIT TË DREJTËSISË
Artikulli tjetërOSMANI ZOTOHET SE KUVENDI DO TA KETË NËN MBIKQYRJE TË RREPTË EKZEKUTIVIN