Babagjyshi i Krishtlindjes është ndalur edhe ne Vau te Dejës me konkretisht ne fshatin Shelqet.Kjo ishte atmosfera e ditës me te shënuar te besimtareve te krishtere ne këtë zone te cilët janë përfshire nën ritmet e këngëve dhe urimeve për lindjen e krishtit.Inisiativa mjaft domethënëse është ndërmarre nga një grup biznesesh te cilët kane mbledhur se bashku fonde për shpërndarjen e pakove për fëmijët e këtij fshati.

Famullitari i Shelqetit shprehet se kjo mënyre festimi çmohet te kthehet ne një tradite te bukur.Pjese organizative e këtij demonstrimi me slite ishin banore te këtij fshati i cili e ka pritur me padurim festen e Krishtlindjes.Ky është viti i dyte i realizimit te kësaj ceremonie festive dhe dhurimi teksa pjese e bashkëpunimit me këto biznese ishte edhe famullia e kësaj zone.Ne fund te aktivitetit fëmijët kishin mundësi te shijonin ëmbëlsirat e këndshme te mundësuara posaçërisht për këtë ditë.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU DEJËS DHE DREJTUES TË PD, UROJNË KRISHTLINDJEN
Artikulli tjetërBANORËT E FSHATIT BOKS, SHOQËROHEN NË POLICI