Një ngjarje aspak e zakontë, ka ndodhur në SHBA/Kolorado. Wayne Oliver, dy ditë para krishtlindjeve, lumturoi pa masë bashkëqytetarët e tij .

Ai ndërmori një veprim sa të çuditshëm po aq edhe të rrezikshëm.

Sipas asaj që raporton BBC, David Wayne Oliver, pasi hyri në bankën “Academy Bank” e grabiti doli tek dera dhe thërriti me entuziazëm: Gëzuar Krishtlindjet dhe i hodhi në ajër të gjitha paratë e grabitura. Kalimtarë të shumtë, të habitur nga kjo ngjarje mblodhën paratë dhe ia kthyen bankës sërish.

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari më pas u ul për një kafe në Starbucks dhe priti për policinë që ta arrestonte.

Artikulli paraprakDHUNOI ME SENDE TË FORTA NJË PERSON, NË KËRKIM PUNONJËSI I GARDËS
Artikulli tjetërDIGJEN 3 AUTOMJETE NË KAMËZ, NJËRA E POLICISË BASHKIAKE