Bashkia e Tiranës ka hapur edhe këtë vit Shehin “Nënë Tereza” me rastin e festave të fundvitit ku një serë biznesesh kanë vendosur shtëpizat e tyre aty duke krijuar një atmosferë të ngrohtë.

Bashkë me shtëpizat është edhe Pema e Vitit të Ri dhe ngjitur me të, prej disa ditësh është një meso burrë, rreth të pesëdhjetave i vedhur si Babagjyshi i Vitit të Ri, i cili argëton fëmijët. Referuar një postimi të Nismës “Thurje” çudia ka ndodhur sot, kur këtij “Babagjyshi” i kanë kërkuar licencës për ushtrimin e aktivitetit të “Babagjyshit” në vendin e tij të “punës”. Postimi i plotë Pa fjale! Ulet ne nje karrige keto dite festash, prane bredhit te sheshi Nene Tereza, i veshur si babagjysh per tu mundesuar foto femijeve.

Ata qe duan i japin dicka. Ka nje femije te semure dhe shpreson ti bleje ilacet me te hollat qe nxjerr duke ju dhuruar buzeqeshjen femijeve. Sot policia e kercenoi se do ta arrestoje nese nuk pajiset me license Babagjyshi. Pa fjale!

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, HUMB JETËN NJË PERSON
Artikulli tjetërKOKËDHIMA: RAMA PO MË DËNON SI GREKËT SOKRATIN