Aksidenti i rëndë në Milot këtë të hënë i mori jetën fëmijës 3 vjeç dhe babait të tij Shkurt Prenga, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Janë siguruar foto të familjes nga Lezha, për të cilët kjo natë rezultoi tragjike.
I mituri udhëtonte me prindërit në makinën “Opel”. Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila po lufton për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ishte “Opeli” që u fut në parakalim të gabuar duke i shkuar përballë “Benz”-it.