Babai kërkon ndihmë në polici, dyshon se i kanë trafikuar vajzën

Një burrë 66 vjeç ka bërë denoncim në polici, i frikësuar se vajzën e tij mund ta kenë shfrytëzuar për prostitucion. Gjatë ditës së djeshme, u referuan materialet në Prokurorinë e Vlorës, për 29-vjeçarin K.G., banues në Vlorë. Ndaj tij ka bërë kallëzim 66-vjeçari T.K., banues në fshatin Zhapokikë të Tepelenës. Në denoncimin para uniformave blu, ai ka thënë se dyshon që vajza e 25 vjeçe, me iniciale A.Rr., e cila është larguar me K.G., mund të jetë trafikuar jashtë shtetit me qëllim prostitucioni. Vajza prej disa ditësh rezulton e zhdukur, ndërkohë që aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHTRENJTOHEN TARIFAT PËR GJYQET
Artikulli tjetërKAPET SASI E MADHE DROGE, ARRESTOHET SHQIPTARI