Një ngjarje rëndë ka tronditur opinionin publik italian, teksa një shqiptar ka dhunuar fëmijën e tij vetëm 17 muajsh.

Mediat italiane raportojnë se prindi shqiptar ka qenë i dehur, kur ka dhunuar vajzën e tij, e cila ka përfunduar në spital me dy brinjë të thyera dhe një plagë në vesh.

Karabinierët kanë arrestuar 48-vjeçarin shqiptar, i cili ka qenë vetëm me fëmijën në shtëpinë e tyre në Firence, kur e ka goditur disa herë.

Nëna e vajzës ka dëgjuar britmat e vogëlushes, por nga frika nuk ka tentuar të ndërhyrë.

Ajo ka thirrur motrës së saj, e cila ka arritur të shpëtojë fëmijën nga duart e babait të dehur. Policia ka arrestuar këtë të fundit, i cili do të përballet me drejtësinë italiane.

Artikulli paraprakREFUZOI TË KËRCEJË GJATË PERFORMANCËS, KËNGËTARJA SHTATZËNË QËLLOHET PËR VDEKJE NË SKENË
Artikulli tjetërUJËSJELLËSIT, BASHKITË DHE ENTET SHTETËRORE, DEBITORË TË MËDHENJ TEK OSHEE