Ministri i Brendshëm i Kovoës, Bejtush Gashi, ka deklaruar se bashkëpunëtori ‘X’ i PD, Albert Veliu i njohur si ‘Babale’, ka kërkuar azil politik në vendin fqinj.

Pak ditë më parë, dëshmitari ‘X’ i PD kishte kërkuar azil politik në Kosovë, pas arrestimit nga policia e Prishtinës.

Ministri Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ‘Babales’.

Sipas tij, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare. Dy ditë më parë, Kosova kërkoi të dhëna për çështjen dhe për sigurinë e Albert Veliut, ndërsa ministri bën me dije se çështja do trajtohet në bazë të Konventës Ndërkombëtare.

‘Babalja’ u arrestua pak ditë më parë në Kosovë, së bashku me të birin, ndërsa dëshmoi para policëve se nëse kthehet në Shqipëri mund ta vrasin.

Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin.-deklaroi Albert Veliu

Gashi i bëri këto deklarata gjatë një vizite në pikën kufitare në Morinë dhe Shishtavez, ku ministri shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Vizita e parë e dy zyrtarëve do të realizohet në Morinë, ndërsa më pas ata do të vizitojnë pikën e kalimit në Shishtavec.

Artikulli paraprakMUAJI I RAMAZANIT, MYFTINIA SHKODËR PAKO ME USHQIME PËR PËRSONAT PARA DHE TETRAPLEGJIKE
Artikulli tjetërPD PRITI RAMËN ME PROTESTA, BALLA: ISHIN 19 VETA, LULI E KTHEU PARTINË NË NJË SHOQATË