Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Ende nuk dihet se cilat tema do të jenë në objekt të kësaj mbledhjeje,
por sikurse ka bërë vetë të ditur kryeministri dy ditë më parë, ai vetë do të mbajë një fjalë për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe masat e arrestit për çështjen “Babalja”.
Para dy ditësh kur foli prokuroria, kryeministri Rama kishte një paralajmërim për kryetarin e PD, Lulzim Basha. “Fli deri pasnesër (sot) kur të kem ca të reja për ty e për tërë
lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkruante Rama në statusin e para dy ditëve.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burg për Albert Veliun të njohur edhe si ‘Babalja’ dhe për kunatin e tij, pasi audio përgjimi ku akuzohet vëllai i ministrit të Brendshëm u cilësua si montazh nga organi i akuzës, bazuar te ekspertiza.
Por, ekspertiza ardhur nga Anglia nuk është e vetmja provë në duart e prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij.