Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga gazetarët për çështjen e audio përgjimit i njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet vëllai i tij në pazare droge si dhe pretendimin e kunatit të Albert Veliut,

Fredi Alizoti se drejtori i Policisë Ardi Veliu e ka marrë me makinë dhe e ka çuar në Prokurori.

Gjatë fjalës së tij, pas takimit me Zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, Xhafaj tha se nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje, pasi ka lënë drejtësisë të japë verdikitin e saj.

Ministri u shpreh se është në detyrë për t’i shërbyer qytetarëve, ndërsa sipas tij opozita i del krah krimit duke sulmuar policinë. Ministri tha se PD zgjodhi partnerë llumin e këtij vendi.

Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje.

Unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm më një qëllim tu shërbej qytetarëve, jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, në luften ndaj krimit të organizuar, kam përzgjedhur dhe partnerët e duhur, ndër të cilët edhe partnerët gjermane.

Pala tjetër ka zgjedhur rrugën që t’i dalë krah krimit duke sulmuar policinë, operacionet dhe strukturat e angazhuar në luftën kundër krimit. Ka zgjedhur instrumente të gabuar për të baltosur dhe partnerë të gabuar llumin e këtij vendi.”- tha Xhafaj.

Artikulli paraprakNË ‘SITË’ 115 FARMACI, 56 SUBJEKTE KAPEN NË SHKELJE
Artikulli tjetërRAMA MUNGON NË KUVEND, SHFAQET PËRKRAH PRESIDENTIT FRANCEZ (VIDEO)