Agron Sulshabanaj ish drejtues policie ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku ish-dhëndri Besnik Pjetri vrau me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun. Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë divorci me vajzën e tij.
Sulshabanaj thotë se ka ngelur i shtangur nga këto ngjarje që ndodhin brenda familjes, ndërsa shtron disa pyetje që sipas tij duhet me patjetër të marrin përgjigje.
Ai thotë më tej se nëse do të zgjidheshin të gjitha pyetjet e shtruara atëherë babë e bir do të ishin në plazh dhe ish-dhëndri i tyre nuk do të ishte në kërkim.
Statusi:
Tronditet Lezha!
Po degjojme çdo dite ngjarje te renda ? Deri kur!
Lexoj ne titra qe ne mengjes pa u zgjuar mire vrasje e dyfisht ne Lezh!
Ngjarje shume e rend ne Gryk zeze , dy viktima babe e bire, shkaku sipas midiave shummmm i rend, ndodhin te tilla ngjarje; por mund te shmangen!
Ngjarjet brenda familjes e per pasoja te saj shume te renda ne cdo kohe, por edhe mund te shmangen, te minimizohen! Çdo qytetar qe lexon titrat sot ne tv, tronditet por ka te drejt te bej disa pyetje!
A do kete pergjegjsi per mos veprime nga ata qe garantojne jeten, pronen, rend e qetesi per qytetarin qe paguhen me taxat e tij!
Deshiroj te jete Fake neës, nese jo i shpreh ngushellime familjes & si qytetar kam keto pikepyetje:
nese motivi eshte siç shkruajne mediat:
A kishte informacion policia lokale, njerezit qe detyre funksionale kane te menaxhojne konflikte te tilla te m’prehta deri ne parandalin te ngjarjeve kaq te renda?
A behet analize pse ndodhi vrasja?
A ishte konflikt qe ndiqej nga policia? Ç’fare veprimesh jane bere, a Jane te dokumentuara?
A mund te shmangen kjo vrasje?
Autori a eshte mbajtur nen mbikqyrje per shkake te konfliktit pas divorcit?
A ka kerkuar ai mbeshtetje tek permbarimi gjyqesor, tek policia per te takuar femijet e tij?
E veprime te tjera ne dukje te thjeshta por qe duan kohe, perkushtim, deshire e ne fund te fundit, ti don detyra, puna qe kryen!
Qofsha i gabuar por nese do ishin zgjidhur pikepyetjet e mia sot babe e bire te kthyer nga Italia do ishin ne plazh, ish dhendri tyre nuk do ishte ne kerkim!
Ngjarje te tilla me karakter te mos veprimeve per permbyshjen e detyres kane ndodhur dhe do ndodhi por deri kur!
Ku eshte ShKB-ja me emer te ri!
Kete e them jo per te ndeshkuar arbitrarisht punonjes te ndershem te policise!
E them qe te minimizohen ngjarje te tilla kaq te renda e me pasoja ne vite!
Deri kur boll me ish koleg; me te pergjegjshem, me sensibel, me kreative per ngjarje te tilla qe mund te parandalohen.
Kjo eshte detyra juaj nr 1.Parandalimi, mandej zbulimi e goditja!
Uroi te jete Fake neës, nese jo duhet te zgjoheni, te vleresoni konflikte te tilla qe degradojne kaq rend, siç ishte ngjarja e mbrendshme qe tronditi Lezhen dhe tjere opinionin publik!