Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”. Teksa ka komentuar deklaratat e ditëve të fundit për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se ai duhet të nisë me heqjen e taksës si një hap i parë konkret.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës që t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën dhe skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin.

Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: Të mos shkojnë fjalët para punëve”, tha Haradinaj nw RTK.

Artikulli paraprakShkatërrohet banda italo-shqiptare, Salvini: Luftë të ashpër shitësve të vdekjes
Artikulli tjetërSAVE THE CHILDREN: 1 FËMIJË NË 8 JETON MË MIRË SE 20 VITE MË PARË