I ndërtuar disa vite më parë, ky mbikalim u prit mirë nga qytetetarët shkodranë e sigurisht edhe nga banorët e lagjes “Bahçallëk” të cilët përballen më se shumti me lëvizjet e parregullta në rrugë. Në këtë segment rrugor mbikalimet janë të pakta, por edhe në ato zona ku janë të vendosura nuk përdoren nga njerëzit të cilët zgjedhin të rrezikojnë jetën çdo ditë. Pamjet tregojnë për qytetarë të moshave të ndryshme që kalojnë rrugën duke sfiduar edhe fluksin e lartë të automjeteve.
Duke qenë se ky mbikalim është pozicionuar edhe pranë njërit prej stacioneve të autobuzëve të transportit publik, lëvizjet e qytetarëve duhet të ishin më të shumta por kjo gjë nuk ndodh. Dhe ky fakt dështmohet nga moartizimi dhe bimësia që tashmë ka mbuluar këtë mbikalim. Të vetmit, të cilët zgjedhin të kalojnë dhe I druhen frikës së lëvizjes në mes të rrugës duket se janë fëmijët e shkollave të cilët janë edhe më të rrezikuar pasi qarkullojnë vetëm në këtë aks rrugor që është tejet I qarkulluar nga makinat.
Cdo ditë në këtë rrugë kalojn më qindra mjete, përballë të cilave qytetarët rrezikohen vazhdimisht por pavarësisht këtij risku, nuk e përdorin mbikalimin dhe preferojnë të ndjekin mënyrën më të shkurtë për të kaluar rrugën. Kushtet atmosferike, mungesa e mirëmbajtjes e cila ka munguar për vite më rradhë kanë ndikuar në amortizimin e këtij mbikalimi.
Bimësia që ka mbuluar shkallët e njërës anë e bën të pamundur lëvizjen mbi këtë mbikalim. Madje kjo gjë nuk ka shqetësuar as banorët e shtëpive aty pranë për të pastruar shkallët nga degët e pemëve. Një element tjetër ky që tregon mungesën e vëmendjes që I është bërë mbikalimit jo vetëm nga banorët por edhe institucionet përgjegjëse.
Një situatë e tillë nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë, por duhet thënë që ndërgjegjësimi I qytetarëve duhet të jetë më I shtuar në këtë rast, pasi përdorja e mbikalimit për të kaluar rrugën është mënyra më e mirë për të evituar aksidentet rrugore të cilat janë të shumta në këtë zonë.