Bajern-Real, vjen vendim i befasishëm nga policia gjermane

Futbolli është në ankth pasi terrorizmi po mundohet të prekë sportin më popullor në botë. Pas shpërthimeve në Dortmund, policia gjermane është në gatishmëri jo vetëm për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes mes Dortmundit dhe Monacos, por edhe në Mynih ku Bajerni do të presë Real Madridin. Policia po mendon të bëjë ndryshim në agjendën e ndeshjes mes Bajernit dhe Realit me qëllim për t’iu shmangur ndonjë sulm të mundshëm terrorist. “Policia vëmendje të veçantë do t’i kushtohet transportit në drejtim të stadiumit “Allianz Arena” të futbollistëve dhe stafeve teknike të Bayernit e Realit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”. Për këtë është menduar ndryshimi i itinerarit të skuadrave në drejtim të stadiumit, ndërkohë që autobusët e tyre do të shoqërohen edhe nga automjete të policisë.

Artikulli paraprakNISHANI PRET MINISTRIN E JASHTËM TË KOSOVËS
Artikulli tjetërTENTON TË VRASË BASHKËSHORTEN POLICIE, ARRESTOHET 54 VJEÇARI