Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka zbuluar se me homologu azerbajxhanas u diskutua në lidhje me çështjet e energjisë dhe problematikat në rajon.

Begaj deklaroi se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”. Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

Artikulli paraprakAKSIDENT ZINXHIR NË HUNGARI, PËRPLASEN 42 AUTOMJETE NË NJË AUTOSTRADË, 36 TË LËNDUAR
Artikulli tjetërRAMA VIZITË NË ATHINË MË 20 DHE 21 MARS, PRITET TË ÇELË EKSPOZITËN ME PIKTURAT E TIJ